Disaster Relief, Development and Community Service

Programi i Mikrokredise ne Bathore

Mikrokredite jane duke u bere nje nga menyrat me te rendesishme te luftimit te varferise ne te gjithe boten.

Ne programin e Mikrokedise qe ka AMURT ne Bathore,  u jepen kredi te vogla qe shkojne nga 70$ ne 700$ personave qe kane biznese. Personat qe marrin kredi jane te organizuar ne grupe prej tre deri ne pese biznese. Te gjithe anetaret e grupit garantojne njeri tjetrin- qe do te thote, ne qofte se nje nga anetaret e grupit nuk eshte ne gjendje te paguaje, atehere anetaret e tjere duhet te paguajne per te. Pagesat behen nje here ne jave dhe kredia zgjat gjashte muaj. 

AMURT-i po punon ne partneritet me Partneri Shqiptar ne Mikrokredi (PSHM), e cila eshte nje iniciative e Opportunity International dhe e USAID-it. Deri tani AMURT-i i ka dhene kredi rreth 35 bizneseve dhe kthimi i ketyre kredive ka qene i plote. Marresit e kredive i kane perdorur ato per te blere pajisje te ndryshme,  per te bere furnizim ose per te bere permiresime te ndryshme. 

Ne do te donim ta zgjeronim kete program ne menyre qe sa me shume biznese te vogla te merrnin pjese. Ne qofte se do te doje te ndihmoje duke bere nje donacion, ju lutemi 
klikoni ketu 

Me poshte mund te shihni disa fotografi te personave te cilet kane marre mikrokredi nga AMURT-i. 

 


Shtate nga qilim-punuese kane marre kredi. Ato bejne qilima dhe rrugica, canta si dhe sende te tjera. Ato shpresojne qe nje pjese te prodhimeve te tyre ti shesin jashte vendit.

 


Barije Dreni (majtas) mban familjen e saj me kete dyqan qe shihni. Kredija e marre nga AMURT-i do ta ndihmoje te permiresoje biznesin e saj, dhe mundesish te filloje pune ne nje ambient te mbyllur.

 


Perparim Hoxha eshte kepucar. Ai morri nje kredi e cila e ndihmoi ate te blente materiale per biznesin e tij. 

 

Web Site Designed by Alb-Future