|
Mikro-kredi,
Kurse Anglishteje dhe nje Kopesht Femijesh ne Bathore
Ne
periferi te Tiranes ndodhet Bathorja, nje vendbanim i populluar nga
njerez te ardhur nga Veriu i Shqiperise ku nderrmarrjet shteterore
falimentuan pas renies te kumunizmit. Shumica e 25,000 banoreve te
Bathores jetojne ne kushtet e nje varferie ekstreme (shiko Albumin
e Fotografive). Anetare te AMURT-it po i ndihmojne banoret e
Bathores me nje program mikro-kredish qe
synon rritjen e te ardhurave per banoret e zones, nje kurs
Anglishteje per femije dhe te rritur dhe se fundmi nje kopesht
femijesh me 80 femije ne lagjen 6 te Bathores.
Programi
i mikrokreditit i jep kredi te vogla individeve ose grupeve te
cilet kane deshire te zgjerojne bizneset e tyre te vogla.
Kursi
i Anglishtes eshte falas dhe ate e ndjekin femije te moshes
shkollore dhe te rinjte.
Ne
Bathore ka vetem nje shkolle tete-vjecare e cila punon me tre turne.
Zona ka nje mungese te theksuar kopeshtesh femijesh. Ne tetor te
2000 AMURT hapi nje kopesht femijesh ne lagjen 6 te Bathores.
Kopeshti filloi me 40 femije dhe me dy turne dhe kohet e fundit ne
shtuam dhe nje klase tjeter e cila mban 40 femije te tjere.
Kopeshti
ofron nje program te plote akademim i cili perfshin edhe programin
standart te shkollave Shqipetare. Per me teper ne e kemi pasuruar
programin me materiale mesimore nga sistemi Neo-Humanist i arsimimit
i cili perfshin muzike, arte, ushtrime fizike dhe aktivitete
krijuese qe ndihmojne ne zhvillimin fizik, mendor dhe te aftesive
intuitive te femijeve.
|