Programe te Sherbimeve Komunitare dhe te Zhvillimit

AMURT (Ananda Marga Universal Relief Team) eshte nje organizate nderkombetare qe merret me ndihmat ne rastet e fatkeqesive dhe me organizimin e zhvillimit. Ajo eshte themeluar ne Indi ne vitin 1975. Ne fillimet e saja AMURT punoi per te ndihmuar viktimat e permbysjeve ne Indi, ndersa sot AMURT ka deget e tij ne me shume se 80 vende te botes. Ky rrjet skuadrash eshte ne gjendje te reagoje shpejt ndaj situatave te emergjences si dhe te kryeje programe afat-gjata rehabilitimi dhe zhvillimi. 

AMURT u regjistrua ne Shqiperi ne vitin 1995 dhe luajti nje rol shume aktiv gjate krizes te refugjateve Kosovare te vitit 1999. Gjate kesaj periudhe punetoret e AMURT-it u kujdesen per rreth 4000 refugjate kosovare duke i siguruar atyre ushqime, batanije, shtrate dhe materiale te tjera. AMURT gjitheashtu sponsorizoi nje skuader basketbolli te refugjateve Kosovare. Anetaret e AMURTEL organizuan nje qender per kujdesin ndaj femijeve te porsalindur dhe nenave te tyre. 

Mbas krizes AMURT mbikqyri instalimin e boilereve ne Maternitetin e Tiranes dhe siguroi pajisje zyrash, kompjutera,mobilje dhe kurse kompjuteri per Spitalin Pediatrik prane Qendres Spitalore Universitare te Tiranes. Ndersa tani aktivitetet e AMURT-it jane perqendruar ne Bathore, nje fshat afer Tiranes ku ne kemi projekte arsimore dhe te rritjes te te ardhurave per popullsine e zones. 

 

AMURT (Albania), P.O. Box 1706, Tirana, Albania
Tel: (355) 42 26825, mobile: 038 2029527

 This page updated on March 29, 2001. 
Copyright 2001 Ananda Marga Universal Relief Team (Albania)